//

“Elbasani – Dita e Verës”

Që prej moteve të shkuara popullsia qytetare elbasanase feston më datë 14 Mars të çdo viti Ditën e Verës. Është festë dukshëm e Elbasanit, ndonëse me rite të ndryshme dhe më të zbehta kjo ditë festohet edhe nga banorët e zonave përreth.

///

Kongresi i Elbasanit

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”