//

Ura me Kamare (Ura e gurtë)

Ndodhet pranë fshatit Mirakë, përgjatë rrugës automobilistike Elbasan – Librazhd. Nuk ka datë ndërtimi dhe as cilët ishin ata që e ndërtuan, por hamendësohet të kenë qenë esnafët elbasanas që e mundësuan ngritjen e saj.

//

Mali i Vashës – Legjendë

Sapo kalon fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, rrugës për në Librazhd, udhëtarit i del përpara një shkëmb pothuajse me formë konike, i veshur me bimësi të shkurtër dhe shkurre të vogla. Këmbët e tij, duket sikur janë futur në ujin e lumit Shkumbin.