Për të gjithë ju që na ndiqni e na lexoni, ky blog është vetëm për ju. Ju falënderojmë që jeni me ne në rrugëtimin tonë. Po e hapim këtë blog për të shpërndarë me ju shkrime mbi Elbasanin, këtë qytet të lashtë në zemër të Shqipërisë. Qëllimi ynë nuk është vetëm të ndajmë këto shkrime e dije me lexuesit tanë por edhe t’ju kemi bashkëpunëtorë me shkrime, materiale historike, foto e sugjerime.
Qëllimi i kësaj faqeje është informimi real dhe korrekt i historisë së qytetit të Elbasanit, paraqitja e vlerave të traditës, personaliteteve, kurioziteteve, legjendave etj.
Vizioni ynë është të krijojmë një komunitet ku të gjithë mund të mësojnë në lidhje me qytetin e Elbasanit, historinë dhe njerëzit e tij.
Në vazhdimësi do të ndiqni shkrimet që ne shpërndajmë, të detajuara dhe të ilustruara, në mënyrë që të nxirrni më të mirën prej tyre.
Ne ofrojmë informacion të përzgjedhur nga burime të besueshme dhe nga studimet tona të thelluara mbi qytetin e Elbasanit, në këmbim të disa minutave në ditë nga jeta juaj për të lexuar çka ne postojmë, gjë që është sërish një avantazh për ju.
Nëse do t’iu pëlqejë informacioni që ne shpërdajmë, mund ta ndani lehtësisht me njerëzit që njihni të cilët mendoni se duhet ta dijnë ose që mund të jenë të interesuar, sepse sic thamë, qëllimi jonë është të krijojmë një komunitet, të cilin kurrsesi nuk mund ta realizojmë pa ndihmën tuaj.
Dhe një herë ju falënderojmë që morët kohën të na lexoni.
Mirëseerdhët në Elbasani.org!
Bukurosh Dylgjeri | Kostaq Cipo |