Anëtar i klubit atdhetar “Bashkimi” në Elbasan. (Korrik 1908).
Pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit, Manastir (14 Nëntor – 22 Nëntor 1908).
Pjesëmarrës në Kongresin e I të Arsimit në Elbasan (2 – 9 Shtator 1909).
Anëtar i Komisisë Letrare Shqipe të Shkodrës (1918).

TINGELLIM
Kur njyrat e natyres, ndodhen t’zbêta
Kur natyra vetiu vdes e nxihet,
Aj dilli dimenor, me rreze t’nxêta
Shterngon lulen te bij e te perterihet.
Nga dilli fort i nxête, lulet dimnore
Na duken shum’ te bukra, e si n’pranvere;
Po rrêhemi se kurre, s’bâhen verore,
Massi akllin ne rrâjet e kan’ perhere.
Per se pra, ti o shoqi im i – padamun,
Per m’ u – rrêjte m’até lulen dimenore,
Ke deshir e e shterngon, me marre ‘i deftese t’plotte.
Me vjen keq qi mundohe dyke pamun,
Nonse nga ‘i her’ mjaft ne gazmore,
Se, shterngimi perhere m’çdo gâ â i kotte…
“Rras’ e Bardhe” (pseudonim i Josif Haxhimimës)
(shképutun nga revista “DITURIJA”, 1 Korrik 1909, botues Mithat Frashéri – Lumo Skendo).



Josif Haxhimima ka qenë gjithashtu mjaft aktiv me shkrime të tij me tematikë të ndryshme, letrare dhe shoqërore, apo me përshtatje nga përkthimet e huaja, edhe në revistën kulturore të kohës, “KOPËSHTI LETRAR”, botuar nga Lef Nosi në vitet 1918 – 1919.
Ja disa nga shkrimet e tij:
(“Për ju” – Vjesht’ e tretë 1918, Nr. 4)
(“Kanitvercan” – Kallnuer 1919, Nr. 6)
(“Mëngjezit” – Shkurt 1919, Nr. 7)
(“Gaçi i thyem” – Mars 1919, Nr. tetë)
(“Dy rizet e pajës” – Prill 1919, Nr. 9)
(“Mallnjimi i nji djali të verbtë” – Maj 1919, Nr. 10)
Mirëpo, çuditërisht emri i tij nuk gjendet në asnjë botim shkollor tonin. Një njeri me kaq veprimtari të dendur në dobi të vendit dhe gjuhës shqipe, ende mbetet i harruar. Asnjë institucion nuk mban emrin e tij. Në asnjë rrugë apo rrugicë nuk u pa e arsyeshme t’i shkruhet emri.
E të them të drejtën, edhe unë vonë e kam mësuar emrin e tij, ndonëse jam bashkëqytetar me të.
Së fundmi, le t’u kthehemi vlerave që kemi.
Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Korrik 2024