//

Kazazët në Elbasan (Mëndafshpunuesit)

Zeja e kazazëve në Elbasan, âsht shumë e vjetër. Prej shekujsh përmendet nji shesh në lindje të qytetit, pranë vorrezave të mëdha (sot Parku “Rinia”), me emnin Fusha e Kazazvet, se kazazët në atë fushë ngrifnin çerqt portativë për të dredhun lândën e parë, fijen e mëndafshit, për me bâ bykme, gajtana, ibërshima etj, materje që i nevojiteshin për mjeshtrinë e tyne.

1108 pamje
3 minuta lexim

Popullsia e Elbasanit prej shekujsh e deri në luftën e parë Botnore (1914-1918) i ka pas dhânë nji rândësi jashtzakonisht të madhe industrisë së mëndafshit, se në atë kohë shumica e pajës dhe stolisë së vajzave për nuse, bâhesh prej pëlhurave të mëndafshta që punoheshin në vend. Pra, për me sigurue materjen kryesore të kësaj lânde, mëshigzën e mëndafshit, gati 80 % e banorëve ndjenin nevojën për me rritun krymbin e mëndafshit. I vetmi ushqim i këtij insekti të dobishëm për shoqninë njerzore, atëhere njifej gjethja e mandit.

Ja pra, për këtë arsye në të gjithë sheshet e tregut, të lagjeve, buzë vijash nëpër rrugë, si dhe në vorreza që në atë kohë ishin midis lagjeve, ishin mbjellë manda të pa-shartuem. Mandat përgjatë rrugëve në atë kohë zinin vendet e plepave të Kanadasë e akacjeve, që në ditët tona zbukurojnë rrugët e qytetit dhe njikohësisht freskojnë e pastrojnë ajrin.

Mëndafshpunuesit

Mbahen mend kazazët në moshë të kaluar si Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhafë Metani etj, që kanë jetuar deri nga fundi i shek. XIX.

Në fillim të shekullit tonë (XX-shën. im), janë për t’u përmend Musa Selita, Mahmud Selita, Osman Myslimi, Ali Palloshi, Met dhe Kamer Shypheja, Kup Çengeli, Hasan Kazazi, Haxhi Çengeli etj.(shënime të Abedin Çaushit)Tradita e prodhimit dhe përpunimit të mëndafshit nga zejtarët elbasanas u ruajt deri aty nga vitet 1980 dhe për këtë qëllim ishte mbjell me manda që mâ parë një parcelë në jug-lindje të Krastës së Madhe.

Ndërsa sot kjo traditë e bukur âsht zhduk plotësisht.

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Tetor 2020

RSS
Ndiq me Email
Share