///

Fytyra Ime

Për thesar, zili s’kam mbretin, mâ të pasunin në tokë; Në shtat t’em kur kam shëndetin, kur kam medjen plot në kokë.

1030 pamje
2 minuta lexim
filip-papajani-ne-elbasan

Për thesar, zili s’kam mbretin,
mâ të pasunin në tokë;
Në shtat t’em kur kam shëndetin,
kur kam medjen plot në kokë.

Shpia t’eme âsht kacolla,
në vend të murit ka nji garthë;
Nuk e shes un’ për të holla,
s’e ndroj me-i pallat të mathë.

Pasja t’eme âsht pa….masë (!?)
po e leht âsht sa nji gjethë
Mendjen për te un’ s’e vrasë;
ç’kam, nuk kam i mbaj me vete.

S’kam zili njeri në botë;
s’i kurrusem kurr Nevojës;
Flas’ e qesh , bâj kot’ e kotë;
kurr’ s’më lypset buk’ e gojës.

Vlla’ e kam un’ gjith’ qytetin;
dorn’ në qafët me të tânë;
S’kam un frik’ as jevg as mbretin;
as no-njiut s’i kam për t’dhanë.

Rroba t’ime s’âsht e shtrenjtë,
pa në âsht dhe e arnume,
Dhe në shtat në s’rrij e drejtë:
Âsht e pastër, jo e xhgryme.

Jam njeri dhe kam të metë;
me të holla të mos shitem;
Në mundim në shkoj ktë jetë,
për të drejtën: Therem, Vritem.

Filip Papajani

Filip Papajani
RSS
Ndiq me Email
Share