Teksti i mëposhtëm i përket një kange, që është kënduar në Elbasan shumë herët, së cilës, fatkeqsisht nuk i dihet autori dhe as melodia.
Është kangë që i kushtohet Ali Pashë Tepelenës, bëmat dhe gjëmat e të cilit ishin përhapur gjithandej. Sipas këtij teksti, bëhet fjalë për orët e fundit të tij pas sulmit të ushtrisë osmane, e cila e shkatërroi pashallëkun e Janinës (1787–1822).
Unë e kam shkëputur këtë tekst nga një bllok me shënime të tim eti (126 tekste kangësh të vjetra elbasanase dhe të tjera), të cilat ai i ka pas shkruar, ndoshta 60-70 vjet më parë.
MOJ KALAJA ME BEDENA
Moj kalaja me bedena,
çfar’ asllani paske mrena’.
Ali pashen me shtate zemra,
qe i mush’ topat me dyhmena.
Moj Janine, Janine e shkret’,
te rafte zjarri e te djekte!
Me vjen keq se ta kam godit vete
e s’e gzuen as djemt’, as vete.
Ç’ke vezir qe po qan,
se neve kemi yç kalane.
Dy-tri vjet do ta ngref nizane,
un’ prej teje s’hek sevdane.
Ke selvijat e Namazgjase,
aty ishte yç kalaja.
Me fermane te Padishahut,
shtiva topat e kumarase.
Bijt’ e mi dolen soj çifuti,
iken e me lane mue plakun.
Jallah i prefte sulltan Mahmuti,
qe me felliqen soj’n e oxhakun!
Ali pasha i ngrate, lufton dit’ e nate.
Ali pasha i shkrete, lufton me Moret’.
Bini toske bini, se fyshek’ kini
Bini gege bini, se fyshek’ kini.
Bukurosh Dylgjeri
Elbasan, Gusht 2021