/

Tingëllim

Kjo âsht nji poezi e thjeshté lirike, t’cilén uné gabimisht e kam hamendsue t’jeté e nji autoreje t’panjohun elbasanase. Voné kam msu’ se i takon Josif Haxhimimés nga Elbasani, i cili shkruente me pseudonimin letrar “Rras’ e Bardhe”.

327 pamje
2 minuta lexim

Kur njyrat e natyres, ndodhen t’zbêta

Kur natyra vetiu vdes e nxihet,

Aj dilli dimenor, me rreze t’nxêta

Shterngon lulen te bij e te perterihet.

Nga dilli fort i nxête, lulet dimnore

Na duken shum’ te bukra, e si n’pranvere;

Po rrêhemi se kurre, s’bâhen verore,

Massi akllin ne rrâjet e kan’ perhere.

Per se pra, ti o shoqi im i – padamun,

Per m’ u – rrêjte m’até lulen dimenore,

Ke deshir e e shterngon, me marre ‘i deftese t’plotte.

Me vjen keq qi mundohe dyke pamun,

Nonse nga ‘i her’ mjaft ne gazmore,

Se, shterngimi perhere m’çdo gâ â i kotte…

“Rras’ e Bardhe”

Elbasan, 20 Maj 1909

Kjo âsht nji poezi e thjeshté lirike, t’cilén uné gabimisht e kam hamendsue t’jeté e nji autoreje t’panjohun elbasanase. Voné kam msu’ se i takon Josif Haxhimimés nga Elbasani, i cili shkruente me pseudonimin letrar “Rras’ e Bardhe”.

(shképutun nga revista “DITURIJA”, 1 korrik 1909, botues Mithat Frashéri – Lumo Skendo).

Vérteté âsht pér t’u çuditun se 114 vjet mâ paré, n’Elbasan kishte poeté qi shkruenin shqip dhe i thurnin vargjet mâ t’âmla dashnisé (pértej bejtexhinjve me frymézim fetar).

Askund nuk e kam pa’ nji poezi té tillé.

Nuk marr pérsipér me i bâ analizén artistike (vargu, rima, metrika etj), por m’pélqen pér laicitetin dhe shpirtin krijues té nji elbasanasi qi pérballet me blasfeminé.

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Shkurt 2023

RSS
Ndiq me Email
Share