Rrapi i Vojvodës

Shënonte skajin lindor të qytetit të Elbasanit dhe ndodhet ende sot midis parkut "Rinia" dhe udhës automobilistike Elbasan - Korçë.

594 pamje
1 min lexim

Shënonte skajin lindor të qytetit të Elbasanit dhe ndodhet ende sot midis parkut “Rinia” dhe udhës automobilistike Elbasan – Korçë.

Dukshëm është fjalë me prejardhje sllave (vojvoda – komandant ushtarak në ish-Mbretërinë e Serbisë).

Nuk dihet saktësisht se si mbeti ky term i huaj në një qytet që nuk kishte kurrfarë lidhje gjeografike apo shpirtërore me mbretërinë e përmendur më lart.

Sidoqoftë, hamendësoj që të ketë mbetur nga “takimi pikërisht në këtë vend i Aqif Pashë Elbasanit me komandantin e ushtrisë serbe, në fundin e nëntorit të vitit 1912.

Elbasani sapo kishte shpallur Pavarësinë më 25 nëntor 1912 dhe ushtria serbe e pushtoi qytetin. Në dukje ushtria gjakatare serbe po ndiqte ushtrinë osmane, e cila po largohej e mundur nga i gjithë Ballkani.

Aqif Pasha i shoqëruar nga një dërgatë elbasanase, arriti kompromisin me drejtuesin ushtarak serb (vojvodën) dhe shmangu furinë mizore tyren, pra, gjakderdhjen e popullsisë së pambrojtur të Elbasanit.”

Të paktën kështu thonë gojëdhanat.

Megjithatë, është i mirëpritur me argumente çdo trajtim tjetër i këtij termi të huaj.

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Mars 2023

RSS
Ndiq me Email
Share