//

ISUF MYZYRI DHE LEKSI I VINIT

837 pamje
3 minuta lexim
isuf_myzyri
Usta Isuf Myzyri (në qendër), me një prej orkestrinave të tij. (1881 - 1956).

(1881 – 1956) (1903 – 1978)

Dialog midis dy mjeshtrave të këngës popullore qytetare elbasanase.

Leksi i Vinit takon usta Isufin në rrugën e Saçmaxhihanes dhe, pas përshëndetjeve të rastit, ustai e pyet Leksin:

– Hâ mre Leks, si dulet’ atje n’takim me ata studjusit’?

– Lene usta, lene at’ muhabet. Nji dite mâ pare takimit, m’erdhën n’shpi ata t’kultures ene m’dhane nji pallte t’madhe, kostum, kpuc’, borsaline … t’gjitha t’raja ene t’m’veshen si kont. Me kto’ rrobe shkova une atje. Diten e funit’, sapo mbaroi takimi ene dola jasht’, m’kapi nji dore nga jaka e palltes ene m’tha: – xhvishi shpejt rrobet qi t’dhame, ene vish ato qi pate.

Ustai nënqeshi hidhur dhe i tha Leksit:

– Po une pranej s’erdha ene t’thashe ty qi jam pa qef’. Nuk doja me shku’ atje, se kto’ or çun, t’kojne me luge ene t’mysin me bishtin e luges. 😊

isuf_myzyri

(Bëhet fjalë për një seminar ndërkombëtar mbi krijimtarinë folklorike të zonës, përfshirë edhe këngët qytetare elbasanase, zhvilluar në Elbasan, aty nga vitet 1953 ose 1954. Merrnin pjesë në këtë takim studimor edhe disa studiues të etnokulturës nga vendet e ish-Bllokut Lindor (rumunë, çekë, bullgarë etj).

Ishin ftuar shumë grupe valltarësh dhe instrumentistësh popullorë nga e gjithë krahina e Elbasanit. Takimi në fjalë u zhvillua te hotel Modern (ish-gjykata e vjetër e Elbasanit).

… është i diskutueshëm qëndrimi politik refraktar i usta Isuf Myzyrit ndaj pushtetit të kohës, pasi ai kishte dy nipa dëshmorë të atdheut, Abdyl dhe Haxhire Myzyri.

Rrëfeu: Bert Bici, 80-vjeçar, banor i Kalasë në Elbasan.

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Dhjetor 2022

RSS
Ndiq me Email
Share