/

LEGJENDA E MANASTIRIT TË SHIJONIT

Manastiri në fjalë ndodhet 3-4 km në perëndim të Elbasanit të sotëm (Bradashesh). Përgjatë Mesjetës së Vonë, ky objekt kulti i ritit bizantin ka shërbyer si vend pelegrinazhi, por edhe vendorganizim i panaireve tregtare e piknikut për banorët e krishterë të lagjes Kala në Elbasan dhe besimtarët orthodoksë të fshatrave përreth.

373 pamje
8 minuta lexim

Nëse besimtarët myslimanë të Elbasanit bënin pelegrinazh për Ditë Vere çdo datë 14 Mars te Rrapi i Mansit (festimi i rrënjëve tona të lavdishme pagane), të krishterët e lagjes Kala e bënin pelegrinazhin te Manastiri i Shijonit për çdo datë 4 Qershor.

Nëse festimet për Ditën e Verës (në fakt festimet e hyjneshës Zana) ishin të hareshme: me kangë, valle, lodra, biseda përkujtimore mbi hyjneshën ilire Zana etj), pelegrinazhi te manastiri i Shën Joanit ishte hijerëndë, me shërbesa fetare dhe shëtitje e lipsanit (arkëmortit me eshtrat e supozuara të shën Joanit), tre herë përreth manastirit].

Manastiri në fjalë ndodhet 3-4 km në perëndim të Elbasanit të sotëm (Bradashesh). Përgjatë Mesjetës së Vonë, ky objekt kulti i ritit bizantin ka shërbyer si vend pelegrinazhi, por edhe vendorganizim i panaireve tregtare e piknikut për banorët e krishterë të lagjes Kala në Elbasan dhe besimtarët orthodoksë të fshatrave përreth. Duhet theksuar se sipas specialistëve të objekteve mesjetare të kultit, aty më herët ndodhej një kishë e vogël paleokristiane, që u shërbente fshatarëve të zonës për të kryer ritet e tyre fetare kristiane.

(Shumë më vonë, kisha mori emrin e Shën Joanit dhe fshati aty pranë u nativizua: Shijon. Shekuj më vonë, pushtuesit osmanë e quajtën krejt Fushën e Shkumbinit, Fusha e Jondës (kalit), sepse shikuan se pikërisht pranë manastirit në fjalë organizohej nga vendasit: panair për shit-blerje kuajsh, gara me kuaj etj).

Legjenda që ia rriti famën dhe lavdinë këtij vendi, mbërritur deri te ne që nga Mesjeta, thotë se Vladimiri (lindur rreth vitit 900 – 1015) ishte një fisnik sllav nga principata e Prevalitanës (Zeta) të Malit të Zi (ose Serbia). Ai ishte i fejuar me Kozarën, vajzën e mbretit bullgar Samuil, i cili e kishte qendrën e mbretërisë së tij në Prespë (ose Ohër).

Gjatë ecejakeve të tij për te nusja dhe ansjelltas, princi Vladimir e kishte bërë zakon të përshkonte udhën tokësore nga Shkodra në Elbasan për të vijuar në Ohër. Sapo mbërrinte në Elbasan, ai kthente për shërbesa fetare në kishën paleokristiane të këtij fshati në hyrje të malësisë së Krrabës, e fare pranë rrjedhës së djathtë të përroit të Kushës.

Manastiri i Shijonit

Vizita e tij e fundit te nusja në Prespë ishte shkatërrimtare për të. Vjehrri i tij dhe njëkohësisht mbreti bullgar Samuil, për shkaqe te pandriçuara mirë e vret në pabesi më datë 4 Qersor 1015 dhe i pret kokën Vladimirit. (thuhet gjithashtu se ishte sundimtari i fundit bullgar Ivan Vladislavi i Pashpirt, ai që kreu aktin kriminal).

Që nga kjo kohë prej mëse 1000 vjetësh, 4 Qershori i përvitshëm festohet në manastrin e Shijonit pranë Elbasanit me nderime të veçanta dhe ceremoni përkujtimore nga besimtarët orthodoksë vendas. (në asnjë dokument të vjetër nuk bëhet fjalë që ky manastir të ketë qenë vend pelegrinazhi edhe për besimtarët orthodoksë të shteteve përeth nesh).

Që nga kjo kohë prej mëse 1000 vjetësh, 4 Qershori i përvitshëm festohet në manastrin e Shijonit pranë Elbasanit me nderime të veçanta dhe ceremoni përkujtimore nga besimtarët orthodoksë vendas. (në asnjë dokument të vjetër nuk bëhet fjalë që ky manastir të ketë qenë vend pelegrinazhi edhe për besimtarët orthodoksë të shteteve përeth nesh).

Trupi i tij u varros në Prespë, ndërsa me vonë eshtrat e tij u dërguan në Krajinë (sot në Malin e Zi), ku kanë qëndruar deri në vitin 1215. Më pas grekët (ose despoti i Epirit Mihal Engjëlli) i dërguan ato dhe i rivarrosën në Durrës. Në vitin 1381 fisniku shqiptar Karl Topia i merr nga Durrësi eshtrat e Vladimirit dhe i varros në kishën e tashmëquajtur Kisha e Shijonit. Jo vetëm kaq, por hamendësohet se për të shtuar respektin dhe lavdinë personale, Karl Topia e rindërtoi nga themelet kishën. E zmadhoi atë në trajtën e manastirit dhe më e rëndësishmja, për fat të keq, ai i dha asaj formë arkitektonike të ritit bizantin grek dhe fshiu përfundimisht gjurmët paleokristiane. Që nga ajo kohë, emrit të princit malazez (apo serb) Vladimir iu shtua dhe Jovan (Joan) për ta barazuar me personazhin biblik Shën Jovan Pagëzori, me fat të njëjtë.

Mirëpo, në fund të gjithë këtyre ndodhive të mveshura me një tis të errët paqartësish dhe ndoshta mashtrimeve, mjegulle dhe rivarrosje eshtrash sa andej-këndej, lindin disa pyetje:

– çfarë vlerë historike, kulturore, folklorike e gjuhësore ka për ne shqiptarët kjo legjendë?

– ç’deshën në trojet tona princi sllav Vladimir me misteret e tij?

– po mbretëria bullgare me qendër në Prespë apo Ohër?

– pse u ngatërruan ata me kishën tonë shqiptare paleokristiane mu në qendër të Arbërisë, e cila për shkakun absurd të naivitetit të princit Karl Topia, shndërrohet në manastir bizantin…..?

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Korrik 2025

RSS
Ndiq me Email
Share