Nxânes të dashunë,
Tue shfaqë dëshirën e botimit të njij të përkohëshmeje, me qëllim që të vëni dhe ju nji gur në ndërtesën e ardhshëme t’arsimit filluer, båni me tě vërtetë nji puně të lavdueshme, por më duket se merrni mbi vedi edhe nji detyrë tjetër, pak si të randë. Sepse mbë ni’anë keni měsimet t’ueja të përditshme, mbë tjetër anë shkrimet dhe të prishunat, që duhen për të përmbajte botimin e të Përkohshëmes.
Me gjith’ ate, kur keni vullnet të mirë, dhe “vouloir c’ est pouvoir”, dhe zell e zemrë për t’iu përveshë kësaj pune, më mban shpresa se do t’ ja qëlloni mirë punës s’uej që keni kapë sot.
Medje kjo pune e jueja kaq e bukurë në vehte do të jetë nji si shkollë e dytë për ju, ku do te fitoni provën e duhun, për me kapë, në jetët praktike, edhe të tjera këso punësh tue u pshtete krejt në forcat t’ueja.
Me këto mendime lus me gjithë zemrë që “Normalisti” të ketë jetë të gjatë dhe drita e vogël e tij të báhet drita e njij fari të madh, që do te ndrisë gjithë udhën t’ uej që do te ecni nëpër arsimin filluer, me qëliim që t’ja mrrini fillit t’uej të shéjtë,i cili duhet të jetë themelimi i shëndoshë dhe naltësimi i arsimit filluer, se, me të vërteté, sikurse thote Diestervegu, atje ku lulezon e përparon arsimi filluer, atje ásht shtrue udha për qytetnimin dhe përparimin e njij kombi.
Drejtori A. Xhuvani