DHE KOMANDANTI ITALIAN I BURGUT TË VJETËR NË KALA TË ELBASANIT
Kjo foto i përket fondit familjar të fotografit të parë elbasanas Fot Papajani, të cilën mua ma ka dhuruar njëri prej familjarëve të tij.
Në të kanë dalë Fot Papajani dhe komandanti italian i Burgut të Vjetër, që ndodhet ende në lagjen “Kala” të Elbasanit.
Fatkeqsisht ajo foto nuk ka datë dhe as emrin e oficerit italian, por duhet theksuar se porta e burgut ndodhet përballë dhe vetëm 4 metro larg portës së banesës së Fotit.
Natyrisht, italianët ishin pushtues (1939 – 1943), por disa prej tyre, sidomos ata të shërbimit civil (mjekë, topografë, mekanikë etj) banonin me qira në banesat e lagjes “Kala”, madje në disa raste u martuan me vajzat vendase.
Bukurosh Dylgjeri
Elbasan, Dhjetor 2022