/

Shatërvanët e Elbasanit

Në të trija nyjet më të fuqishme të Pazarit të Elbasanit, ishin ndërtuar shatërvanë me ujë të rrjedhshëm (Qoshja, Bezisteni dhe Tabakët). Tregtarët dhe blerësit pinin ose e mbushnin ujin nga çurgjet që kishin ata shatërvanë, ndërsa në hauzin e rrumbullaktë të tyre pinin kuajt e karvaneve.

850 pamje
1 min lexim
shatervan_elbasan

Nuk dihet se nga e siguronin ujin ata, pasi ujësjellësi u ndërtua vonë, në vitin 1938.

shatervan_elbasan

Ndërsa pothuajse të gjitha rrugët e kalldramta të qytetit kishin vija uji në të dyja anët, që shërbenin për njomjet e të mbjellave në bahçet e qytetarëve, freskimin e mjedisit etj.

Burrat që në mëngjes para se të fillonin punën, shkonin në kafene e bisedonin me njëri – tjetrin për të rejat e punës, tregut, çmimeve etj. Pagesa e kafeve që konsumonin, bëhej vetëm të shtunave. Kafexhiu veç sa shkruante me tebeshir (shkumës) një vizë për çdo kahve të pirë. Asnjë hile, asnjë keqkuptim.

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Dhjetor 2022

RSS
Ndiq me Email
Share