Gjithnjë e më shumë, këngët tona qytetare po bëhen pré e grabitjeve dhe deformimeve të ndryshme dhe, pastaj, postohen në rrjete sociale, sikur të jenë këngë të këtij apo atij qyteti.
Janë të rrallë ata këngëtarë, që i këndojnë me tekste origjinale këngët tona dhe, i cilësojnë autorin dhe qytetin e origjinës, Elbasanin. Në shumicën e këngëve tona, përmenden personazhe dhe emërvende, që kanë lidhje vetëm me Elbasanin.

Ja njëra prej tyre:
MU KE GURI QI BÂN XIXA
O mu ke guri qi bân xixa,
hajde çun të shkojmë për pipza.
O unë nuk vij se më zen vapa,
Se i kam faqet porsi napa.
O ke kolibja lash’ këpucët,
sa me ren ja mrrin’ hajdutët.
O ke kolibja lash’ çorapet,
Sa me ren ja mrrin’ kaçakët.
O mu ke guri bardh’ në qoshet t’murit,
amanet moj nâna çunit.
O mos më thânçin nâna çunit,
po më thânçin lâng limoni.
O ke xhamija kam lânë peshqirin,
sa me lot po qan Tahiri.
O mu ke porta lash’ këpucët,
ke Tri Urat u ni zâni pushkës.