///

Futbolli Elbasanas (Traditë – Histori)

Shumë shpejt, futbolli u bë ngjarje në qytet dhe jo thjesht një lojë zbavitëse. Në çdo lagje u ngritën ekipe, që shpesh organizonin edhe “kampionate” mes tyre.Ndeshjet zhvilloheshin në kushte të vështira, në fusha të përshtatura dhe jo mjedise moderne. Ata shfrytëzonin fushat në: Namazgjah, Fusha e Kazazit, Çairja e Stringës, Fusha e Pelivanit, Balashja e Beut etj.

700 pamje
8 minuta lexim

Filloi në vitin e largët 1913 kur studenti elbasanas Jovan Dimitresku – pasi kthehet në vendlindje nga studimet në Stamboll – sjell me vete edhe dy topa futbolli, si dhe pajisje ndihmëse (pompë për fryrjen e topave, ngjitëse të kamerdareve etj). Pikërisht po atë vit, ai ngriti edhe skuadrën e parë të futbollit elbasanas. Futbollistët e parë të kësaj skuadre ishin Ibrahim Shingjergji, Ahmet Gashi, Mustafa Curri, Hasan Gjevori, Dhimitër Gjerga etj.

Shumë shpejt, futbolli u bë ngjarje në qytet dhe jo thjesht një lojë zbavitëse. Në çdo lagje u ngritën ekipe, që shpesh organizonin edhe “kampionate” mes tyre.Ndeshjet zhvilloheshin në kushte të vështira, në fusha të përshtatura dhe jo mjedise moderne. Ata shfrytëzonin fushat në: Namazgjah, Fusha e Kazazit, Çairja e Stringës, Fusha e Pelivanit, Balashja e Beut etj.

fshf-elbasan
Futbolli Elbasanas

Përgjatë viteve, u ngritën disa skuadra të tilla, të quajtura “Afërdita” 1917-1919, “Studenti” 1921, “Sazani” 1923, “Djelmëria” 1927, “Urani” 1929, “Skampa” 1930, “Sport Klub Elbasani” 1931.

Më pas krijohen “Liria”, për të vijuar pas Luftës me ekipet “Puna”, “Spartaku”, “Studenti”, “Dinamo” dhe më pas “Labinoti” e sot “SK Elbasani”.

Lista e disa prej futbollistëve elbasanas nga fillimi e deri në vitet ‘980 të shekullit të kaluar.

  1. Jovan DIMITRESKU, mësues, futbollist dhe trainer i ekipit të parë të futbollit elbasanas,
  2. Ahmet GASHI, mësues.
  3. Behexhet JOLLDASHI, mësues. Mjeshtër Sporti.
  4. Mehmet QORRI, mësues. (mbrojtës).
  5. Rifat JOLLDASHI, mësues. Mjeshtër Sporti, (mbrojtës i majtë), ka lozur edhe me ekipin e Prizrenit.
  6. Besim QORRI, mësues. (portier). Mjeshtër Sporti.
  7. Faik PAJUNI, mësues. (mesfushor i djathë).
  8. Hysen STRUGU, ekonomist. (qendërsulmues).
  9. Shefqet GRACENI, arsim i mesëm, (mbrojtës)
  10. Shefqet BIZHUTA, mësues,
  11. Maksut PUPULEKU (Ismaili), ushtarak, (portier). Fillimisht është aktivizuar me ekipin e PAOK të Selanikut, ku kishte lindur.
  12. Mehmet HAXHIHASANI, ekonomist, (portier).
  13. Beqir DERVINA, agronom, (mesfushor). Nga Vuçiterna. Fillimisht aktivizohet me “Besa” e Kavajës, “Teuta” e Durrësit dhe pastaj në Elbasan.
  14. Reshit TOLA, mësues, (sulmues i djathtë).
  15. Qamil GURANJAKU, mësues, (sulmues).
  16. Haxhi ÇIFTJA, mësues, (sulmues i djathtë).
  17. Gani KOVAÇI, Mjeshtër Sporti.
  18. Sefedin BIÇAKU, mësues, (sulmues).
  19. Asip BIÇOKU, mësues, (mesfushor).
  20. Naim KRYEZIU, nga Gjakova, lozi në Elbasan dhe më pas në Tiranë. Është aktivizuar më vonë edhe për ekipin e Romës dhe Napolit në Itali.
  21. Rexhep LUFTA, (mbrojtës i djathtë).
  22. Shefki JOLLDASHI, (mbrojtës i djathtë).
  23. Xhavit SARAÇI, mësues i fizkulturës, (sulmues i djathtë)
  24. Mehmet BEBETI, mësues, (portier).
  25. Tahsim DAIU, mësues, (sulmues i djathtë).
  26. Veiz LAMÇJA, mësues, (sulmues i djathtë).
  27. Muharrem LULJA, mësues, (sulmues).
  28. Qemal ÇIFTJA, mësues, (mesfushor).
  29. Ryzhdi BIZHUTA, Mjeshtër i Merituar i Sportit. Për disa vite, stadiumi i qytetit tonë mbajti emrin e tij.
  30. Vasip BIÇAKU, Mjeshtër i Merituar i Sportit. (sulmues). Për disa vite ka lozur me ekipin e Tiranës.
  31. Vasil TOLI, mësues, (mbrojtës).
  32. Agim KAJANAKU, mësues, Mjeshtër i Sportit, (mbrojtës i djathtë).
  33. Leonidha DASHI, mësues i fizkulturës, Mjeshtër i Sportit, (mbrojtës i qendrës).
  34. Emin PITJA, Mjeshtër i Sportit, (mbrojtës i majtë).
  35. Shefqet LAMÇE, Mjeshtër i Sportit, (mbrojtës i djathtë). I mbiquajtur me respekt LALA.
  36. Grigor PERIKLIU, Mjeshtër i Sportit, (mesfushor I majtë).
  37. Ryzhdi MUZHAQI, (sulmues).
  38. Riza LUNIKU, mësues i fizkulturës, (sulmues).
  39. Petrit HASEKIU, mësues i matematikës, Mjeshtër i Sportit, (sulmues).
  40. Agim HASEKIU, mësues, Mjeshtër i Sportit, (portier).
  41. Avni DOMI, mësues, (qendër sulmues).
  42. Sabri PEQINI, mësues i fizkulturës, Mjeshtër i Merituar i Sportit, Trainer i Merituar (sulmues).
  43. Hysen BEQIRI, ekonomist, (mbrojtës).
  44. Albert XHAJANKA, mësues i fizkulturës, (sulmues i djathtë).
  45. Agron STRINGA, mësues, Mjeshtër i Sportit, (mbrojtës I djathtë). Ka qenë trainer ekipt “Labinoti” në vitet, 1967, 1969 – 1972 dhe 1973 – 1978.
  46. Hyqmet KRATI, Mjeshtër i Sportit, (mesfushor dhe kapiten i ekipit).
  47. Fadil KOVAÇI, mësues i fizkulturës, (sulmues). Mjeshtër i Sportit.
  48. petrit KALLAJXHIU, (sulmues). Mjeshtër i Sportit.
  49. Agim KURRIZI, mësues, (sulmues).
  50. Kostandin XHANI, dentist, (portier). Mjeshtër i Sportit.
  51. Xhaferr TURHANI, (mbrojtës). Mjeshtër i Sportit.
  52. Naim DYLGJERI, (portier). Mjeshtër i Sportit.
  53. Muhamet HALILAJ, nga Tepelena, (mbrojtës i majtë). Mjeshtër i Sportit.
  54. Hyqmet KARAOSMANI, (sulmues). Mjeshtër i Sportit.
  55. Halit KOTORRI, (qendërmbrojtës).
  56. Rushan KRYPA, (sulmues).
  57. Naun BIBA, (mbrojtës).
  58. Ferdinant SHINGJERGJI, mësues, (mesfushor). Mjeshtër i Sportit.
  59. Xhevahir TAUSHANI, mësues i fizkulturës, (mbrojtës i djathtë), Mjeshtër i Sportit.
  60. Ferdinand SHKALLA, ekonomist, (sulmues).
  61. Enver IBËRSHIMI, mësues i fizkulturës, (sulmues dhe kapiten i ekipit), Mjeshtër i Sportit.
  62. Fadil IBËRSHIMI, ekonomist, (sulmues dhe mesfushor).
  63. Skënder GUZI, nga Shijaku, (sulmues dhe mesfushor).
  64. Çlirim GARUNJA, mësues, (mbrojtës), Mjeshtër i Sportit.
  65. Astrit MYHYRDARI, (portier).
  66. Rudi KAPSHTICA, nga Bilishti, (sulmues).
  67. Petraq JANI, sulmues i djathtë).
  68. Isa HOXHA, mësues, nga Livadhi i Strugës, (sulmues i djathtë), Mjeshtër i Sportit
  69. Dashamir STRINGA, mësues i fizkulturës, (qendërmbrojtës). Mjeshtër i Sportit.
  70. Frederik JORGAQI, mësues i fizkulturës, (sulmues). Mjeshtër i Merituar i Sportit.
  71. Vladimir GUGU, (mbrojtës i majtë).
  72. Josif BRUNGU, (mesfushor).
  73. Kristaq PAPAJANI, (sulmues).
  74. Bashkim RUDI, nga Gjirokastra, mësues i fizkulturës, (sulmues i majtë). Mjeshtër i Sportit.
  75. Mihal GJIKA, (mbrojtës i djathtë dhe kapiten i ekipit), Mjeshtër i Sportit.
  76. Nevruz DUÇKA, (sulmues dhe mesfushor), Mjeshtër i Sportit.
  77. Roland ÇALA, mësues i fizkulturës, (mesfushor).
  78. Isuf GURAKUQI, (mesfushor) etj. etj.

Literaturë: “Ata që bënë historinë e futbollit”, Dhimitër Bardhi, 2001

Falënderoj mikun tim Luan Krati për ndihmën!

Bukurosh Dylgjeri

b_dylgjeri

Elbasan, Tetor 2021

RSS
Ndiq me Email
Share