(Të përshkruara në formë bejtje gjatë një gostije që një personazh i parisë së qytetit në vitet 1930 i bëri klerikëve të qytetit, me rastin e muajit të Ramazanit). Shënime të Aleksandër Josifit – Leksi i Vinit.
Pitet ke Lush Piçi/ jan’ me nâm’.
Çorba/ fërgohet me tëlyn e jo me dhjâm’.
Ullinjt’ e regj’/ me uthull e voj,
të çelin miden’ kur i fut në goj’.
Dhe qoftet e yftarit/ jan’ me fâm’,
të bâme me ve’, s’mesin nër’ dhâm’.
Dhe paça/ gjellë e mirë që nuk të velit.
Dhe tava me pestil/, me ynyrë’, nuk të mërzit.
Dhe qoftet me kos/ dhe peshku i fërgu’/,
gjell’ të mira, të lehta…për t’u lëvdu’.
Dhe mishi me pras/ dhe me spinaq/.
Dhe tava me bamje/ të kënaq.
Dhe pashaqoftet/ dhe vorbja me uthull/.
Dhe mish’ i pjek’ me kos e me hudhër/.
Dhe mishi me lakna/ që âsht tue ardh’.
Dhe biba e patës, – shumë e mirë – me lâng të bardhë/.
Dhe joprakët me kos/, të mirë jan’.
Dhe llahanâtë që bâhen me mish e me uthull/ të sha’ s’kanë.
Dhe dhallturi/ derdhun në tëlyn’.
Dhe ballakumet/, me revani/,
të mira jan’ për çdo njeri.
Dhe kadaifi me qumësh’ e me arra/ në gojë njit’,
lum’ barku kur i ka përdit’.
Dhe laknuri me qumësh’/ me djathë/ e me mish/,
me spinaq/ e me të tjera, … i mirë ish’.
Në daç’ me bâ mish qingji-tavë me kos/;
I mirë âsht edhe me qepë e me majdanos/.
Kungulli i mush’/, patllixhanat/ dhe mullëza po ashtu/.
Dhe bumari me speca Stamolli’/, për t’u lëvdu’.
Dhe zorrët e pjekme/, me mëlçi/,
të lehta janë për verë për çdo njeri.
Dhe brozhollat/, dhe sallata/, nuk përjashtohet;
Dhe djathi i njomë/, e kaçkavall/ lavdërohet.
Në daç’ me bâ mish dashi me kos/.
Gjel deti me dollëm/, byrek – koros/.
Keq nuk bâhet nji spahi-byrek/,
Laknuri me kos/, në furr’, i mir’, e i pjek’.
Âsht nji mal i bukur mush’ me bor’,
kabuni me rrush të thatë/, ta shemësh’ me dor’.
Ç’âsht nji gjâ që dridhet nër’ dur’ ?.
Âsht sultjashi/, me qumështur/.
Lloj-lloj reçeli/, dhe tollumat me kajmak/,
nuk dun’ përtyp, shkojn’ vet’ në bark.
Kto’ dy sende që i ka barku ilaç,
Mâ mirë: bakllavaja/, me gjylaç’/.
………………………………………….
Mjaft mâ me kto’ gjellë që na bânë bejan’,
âsht nji tas me hoshaf/ që i ngre’ njerzit’ në kâm’.
Pastaj del kafja sade/ me pak sheqer,
ku i thotë njerzve’: – dilni në der’ ! -.
Për ktë’ yftar që na thirre, me kaq të mira plot:
Daim! Qofsh “der’ çelë” dhe festofsh për çdo mot!
Bukurosh Dylgjeri
Elbasan, 2015