/

URA E POLISIT

736 pamje
2 minuta lexim
ura_polisi

Dihet se në Antikitet, romakët ishin ndërtuesit më të mëdhenj të udhëve në Europë, ndaj jo më kot njihet shprehja:

“Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”.

Po kështu, dihet mirë se ata ndiqnin luginat e lumejve për ndërtimin e udhëve, të cilat shtroheshin me gurë, kalldram.

Te ne, nga vendi i quajtur Bishti i Zhurit (Perëndim, ku kufizohen Durrësi, Lushnja dhe Rrogozhina), ata e ndërtuan këtë udhë në drejtim të kundërt me rrjedhën e lumit Shkumbin, si dhe në të djathtë të rrjedhës së tij.

Pas afro 55 km gjatësi, për shkak të terrenit mjaft të vështirë ata e ndërruan kahjen e mësipërme duke iu shmangur luginës së lumit në fjalë dhe vijuan tutje nëpër male deri në Qukës, për të vazhduar më tej.

polisi

Ky kapërcim i lumit u realizua prej tyre me urë pikërisht, në hyrje të krahinës së Polisit, ku edhe ndërtuan stacionin e quajtur “mutattio FREICTO” (me etimologji të paqartë).

Ndërtimi i kësaj rruge ishte me mjaft leverdi për banorët e zonave ku u shtri ajo, sepse veç stacioneve dhe fortesave që ngritën ata, lindën disa qendra urbane, si: Peqini (Claudiana), Elbasani (Scamp) etj.

“via est vita” – rruga është jetë.

Bukurosh Dylgjeri

Bukurosh Dylgjeri

Elbasan, Nëntor 2022

RSS
Ndiq me Email
Share