///

Theodor Haxhifilipi (1730? – 1805) (i njohur Dhaskal Todri)

Theodhori i Haxhifilipit - siç e njihnin bashkëqytetarët e tij elbasanas - ka lindur në “të katërtën dhjetë vjet” të Shek. XVIII dhe që në vogëli shkoi për studime në Voskopojë. Pasi kreu studimet, kthehet në Elbasan dhe fillon punë mësues (dhaskal-greqisht) në shkollën greke të kalasë. Ndërkohë merret edhe me përkthime të literaturës kishtare nga greqishtja në shqip.

897 pamje
4 minuta lexim
Todri

Theodhori i Haxhifilipit – siç e njihnin bashkëqytetarët e tij elbasanas – ka lindur në “të katërtën dhjetë vjet” të Shek. XVIII dhe që në vogëli shkoi për studime në Voskopojë. Pasi kreu studimet, kthehet në Elbasan dhe fillon punë mësues (dhaskal-greqisht) në shkollën greke të kalasë. Ndërkohë merret edhe me përkthime të literaturës kishtare nga greqishtja në shqip.

Siç thotë Georg von Hahn, i cili u interesua për të, Theodhor Haxhifilipi ka përkthyer në shqip të dyja Dhjatat, të Vjetrën dhe të Renë. Pas vitit 1801, në moshë të thyer shkoi në Europë dhe me ndihmën e tregtarëve voskopojarë treti dhe bleu shkronjat e alfabetit që shpiku vetë me qëllim që të shtypte dorëshkrimet e veta.

Sipas gojëdhanave, Todrin e vranë qiraxhinjtë arumunë (?) pasi menduan se ai po transportonte florinj. (Për vrasjen e Todrit ka një hipotezë tjetër më të besueshme, që lidhet me priftin grek Nektar, pranë Manastirit. Mbi këtë subjekt është xhiruar filmi “Udha e shkronjave”).

Dhaskal Todri

Të vetmet shkrime që kanë mbetur prej tij janë, një përkthim i plotë i “Liturgjia e Shën Gjon Gojartit”, pjesë të shkëputura nga Ungjilli i Shën Janit dhe një tjetër nga “Horologiumi”. Të dyja këto janë botuar nga Georg von Hahn kur ishte në Elbasan në vitin 1850. Po kështu, edhe dr. Gjergj Pekmezi ka arritur që të shkëpusë fshehurazi disa dorëshkrime të Todrit, lënë në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit.

Ndryshe nga mësuesit voskopojarë, Todri nuk deshi që për shqipen të përdorte shkronjat e alfabetit grek dhe me qëllim shpiku një alfabet të posaçëm të përbërë nga 52 shkronja.

Ndër të parë që kanë përdorur alfabetin e Todrit që në vitin 1795, janë tregtarët e zanatçinjtë Jakov Popa e Jakov Popa i Vogli, si dhe vëllai i Todrit i quajtur Jakov Haxhifilipi. Po me këtë alfabet gjendet edhe një dorëshkrim i tregtarit elbasanas Simon Kazanxhiu në vitin 1825, i cili përmban edhe disa lista fjalësh, shprehjesh, bisedë në formë glosarësh dhe fjalorthin shqip-gjermanisht, shqip-italisht (dialekti venecian) dhe shqip-polonisht. Sipas G. Hahn, ky alfabet pati njëfarë përhapje edhe në Berat e Voskopojë. Madje, ai pandehu se ky alfabet ishte shumë i vjetër dhe e quajti “pellazgjik”(!).

Më herët, gjatë vitit 1812 argjendarët, kazanxhinjtë, gëzoftarët dhe esnafët e tjerë të Elbasanit, paguanin mësuesin Argjir(?) që të mësonin fëmijët e tyre shkrim e lexim. Interesant është edhe një dorëshkrim i papa Parthenit…

Bulurosh Dylgjeri

b_dylgjeri

Elbasan, Maj 2021

RSS
Ndiq me Email
Share