Vargjet e mëposhtme janë teksti i një kënge mjaft të vjetër, të cilën unë e kam gjetur te shënimet që ka mbajtur im atë rreth 60 vjet më parë. Kuptohet, nuk është krijim i tij, por shumë këngë të tilla ai i ka mësuar nga të tjerët, i ka kënduar me ta dhe për fat i ka shkruar në fletoret e kohës.
Në të gjitha këto këngë, fatkeqsisht mungon pjesa muzikore me notat përkatëse, ndaj ne sot i lexojmë veçse si vjersha.
SEVDAJA
Sevdaja mésinat gjarpnin e pérvlon,
Mahmudeja e Sulejmanit,
me gazep sokakut shkon.
M’ato strehna té gremisuna,
né andérr m‘u shti e mjera sevdaja
kur pashé Mahmuden’ stolisun
thashé se u gremis dynjaja.
Meraku s’mé lé ta gjej,
se e kam baftin qé ma largon,
syté me çdo ané t’i kthej,
si m’ato sy qé m’i rrotullon.
Shkon me dur’ pérveshun,
si m’ato shoqe mbi két’ dhé,
vjen me buzé tue qeshun,
pér dy syté, moj Mahmude.
Ashtu – késhtu na kané thâné
belqim s’e kam ndigjuem,
deri sa té piqemi té dy,
moj Mahmudeja e stolisun.
***
mésinat – dobësi, vuajtje e ngadaltë
gazep – mundim, turfullim, nxitim, padëshirë
baft – fatkeq, fatzi
belqim – ndoshta, ka të ngjarë.
Megjithatë – pavarësisht huazimeve të ndryshme – më bën përshtypje teksti i thjeshtë, por me shumë kuptim për një dëshirë ose marrëdhënie dashurore të kohës. Janë vargje që të përpijnë dhe pastaj i analizon se si mund të ketë qenë jeta atëhere.
Sa ëmbël dhe sa bukur i këndonin jetës dikur. Pa britma e klithma, pa bam-bum, si sot.
Bukurosh Dylgjeri
Elbasan, Shkurt 2023